Bota e futbollit në zi, shuhet legjenda braziliane, PELE

Prej kohësh në gjendje të rëndë Pele, legjenda braziliane e futbollit humbet betejën me kancerin në moshën 82 vjeçare
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare legjenda e futbollit brazilian, Pele. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar agjenti i tij, Joe Fraga.
Prej kohësh, Pele vuante nga kanceri në zorrën e trashë, ç’ka i solli dhe vdekjen. Ai ishte shtruar në spital në fillim të muajit ku po kurohej, por nuk arriti t’i mbijetonte.
Disa ditë më parë, familjarët e tij publikuan një video nga spitali, ku shihej Pele i cili ishte i shtrirë. Mediat shkruan disa ditë më parë se vetë familjarët kishin bërë përgatitjet për humbjen e 82-vjeçarit.
Pele është konsideruar “mbreti brazilian i futbollit”. Ai shënoi rekord duke fituar 3 kupa Bote me kombëtaren braziliane në vitet 1958, 1962 dhe 1970.
Në karrierën e tij nga viti 1957 në 1977, Pele ka shënuar 757 gola në 831 ndeshje. Këto janë shifra zyrtare të regjistruara, por ekipi i tij, Santos si dhe shumë burime të tjera thonë se Pele ka shënuar mbi 1200 gola.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...