Blogeri i famshëm grek promovon Shqipërinë, mahnitet nga bukuria dhe mikpritja në Përmet, Berat, Vlorë e Tepelenë (VIDEO)

- Advertisement -

Blogeri i njohur grek, Eftihis Bletsas, ka bërë së fundi një udhëtim në disa qytete të Shqipërisë për të promovuar bukuritë e vendit tonë. Ai e nis rrugëtimin nga burimi i Lumit Vjosa (Aos) në pjesën greke dhe vijon më pas në lëvizjen përgjatë rrjedhës së lumit duke u ndalur fillimisht në Përmet, Këlcyrë, në Tepelenë e deri te grykëderdhja në detin Adriatik. Bletsas ndalet gjithashtu në qytetin antik të Apolonisë, manastirin e Ardenicës, në Fier, Lushnje, Berat, Vlorë, Nartë dhe Llogara. Ai i përshkruan me nota pozitive bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe mikpritjen që konstaton gjithandej. Videot e tij në Youtube marrin qindra mijëra shikime. Po kështu ato transmetohen edhe në televizionin grek Skai. ©argjirolajm.net

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...