“Bisedë me vitet”, libër i ri i krijuesit Eduart Veli (Video)

- Advertisement -

Më 26 të këtij muaji në mjediset e bar-restaurant “Tatzati” në Sarandë, Shoqata e Krijuesve “Jonianë” organizoi paraqitjen e vëllimit poetik me krijime lirike të krijuesit sarandit, Eduart Veli.

Ky është libri i tretë i autorit pas “NE BIJTE E SHQIPES” dhe “Planeti i dashurisë”.
Veprimtarinë e hapi poeti sarandit, Hekuran Halili, i cili është njeherësh edhe zevendëskryetar i Shoqatës.Ai shprehu ndjesitë e veta pozitive për poezitë e këtij vëllimi dhe ia dha fjalën Kryetarit të Shoqatës së Krijuesve “Jonianë”, shkrimtarit Pajtim Çaushi, i cili është njëherësh edhe redaktori dhe korrektori i vëllimit “Bisedë me vitet”. Ai foli për vlerat e librit e veças u përqëndrua në risitë që sjell ky vëllim për autorin në raport me dy vëllimet e mëparshëm. Në përcaktimin që ai i bëri slilit të poetit evidentoi tre elemente bazë të krijimeve të vëllimit, të cilët i quajti triptik origjinal i poezisë së Eduart Veliut. Ato janë ndjeshmëria – sinqeriteti – thjeshtësia.Diskutuesit e tjerë qenë të shumtë. Kështu shkrimtaret Vasil Gjivogli, Spiro Thomari,Xhevdet Ahmeti, Alush Avduli, Halil Shabani, Bardhyl Bejko, Agim Nelaj e të tjerë evidentuan anë tw ndryshme e vlera të tjera të vellimit poetik “BISEDE ME VITET”Në përfundim
të veprimtarisë autori i librit falënderoi pjesëmarrësit duke shprehur njëherësh edhe falënderim maksimal për ata që u bënë inspirues të talentit të tij poetik, si prindërit, bashkshortja, vajzat, ngs Shalësi e Ksamili, Shqipëria e të tjerë indikatorë në kohë të
ndryshme. Veprimtaria ishte me vlera të shumta dhe e suksesshme

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...