- Advertisement -
475 qytetarë të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky eshte bilanci i COVID-19 në vend. Nga 475 raste të infektuar në gjithë vendin 12 raste janë regjistruar në Sarandë, 2 raste në Konispol dhe nga 1 rast në Himarë dhe Delvinë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Përmeti 55 vjeç, dy qyetarë nga Berati të moshave 62-86 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-99 vjeç. Janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,883 që nga fillimi i epidemisë.
