- Advertisement -
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin me inicialet N. P., banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke bërë punime në pallatin në pronësi të tij, në Sarandë, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
