Bashkia Finiq në takimin e dytë të partnerëve të projektit MileStone III

- Advertisement -

 

“Ditën e premte, në datën 22 tetor, në ambientet e Hotel Epirus Sarandë, Bashkia Finiq organizoi takimin e dytë të partnerëve të projektit MileStone III.
Partnerët u mblodhën së bashku për të diskutuar në lidhje me ecurinë e projektit, aktivitetet e implementuara dhe hapat që duhet të ndërmerren në vazhdimësi për implementim të suksesshëm të projektit. Takime të tilla i shërbejnë partnerëve për tu njohur më konkretisht me problematikat që dalin nga faktorë dhe aktorë të ndryshëm në lidhje me menaxhimin e aktiviteteve, raportet financiare, respektimin e afateve të përcaktuara paraprakisht dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Finiqit, Vangjel Xhaferi, përfaqësues nga Njësia e Integrimit dhe e Koordinimit të Projekteve Evropiane të bashkisë, përfaqësues nga Bashkia e Dodonit dhe Prevezës si dhe përfaqësues nga AULEDA, agjenci, e cila asiston bashkinë e Finiqit në implementimin e projektit.
Projekti Milestone III zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë e Dodonit, Bashkinë e Prevezës dhe Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Vlorë, në kuadër të programit Interreg IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020”, bën publike në faqen e saj bashkia Finiq.

/sarandalife.al/

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...