Bashkia Sarandë uron:”Gëzuar 109 vjetorin e Pavarësisë!”

- Advertisement -

Bashkia e Sarandës organizoi disa aktivitete ditën e sotme me rastin e 28 nëntorit.

Rreth orës 09:30 në shëtitoren e re u krye një manifestim nga ana e fëmijëve të kopshteve në “Rrugën e Flamurit”.

Më pas në orën 10:00 me praninë e shumë qytetarëve e zyrtarëve të bashkisë u krye ngritja simbolike e flamurit dhe u vendosën disa buqeta lulesh pranë vendit ku u ngrit flamuri në vitin 1912.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma shkroi një mesazh urimi:

“Dita e Flamurit. Gëzuar 109 vjetorin e Pavarësisë!”, shkruan Gurma.

Kujtojmë që bashkia e Sarandës që prej 27 nëntorit e deri më 30 nëntor ka organizuar shumë aktivitete të ndryshme.

Këto do vijojnë dhe nesër ku do kryhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Sarandë, do përurohet busti i tre heronjve dhe në 11:00 do zhvillohen homazhe te lapidari “5 Dëshmorët” në Ksamil.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...