Bashkia Finiq shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 12 vjeçares në Derviçian

- Advertisement -

E mitura nga Derviçiani pavarësisht përpjekjes së të atit nuk mbijetoi dot nga zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në banesë. Mësohet se vajza ishte me çrregullim të spektrit autik.

Në momentin që ra zjarri në banesë, fëmija u fut në tualet për t’i shpëtuar flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes, babai e gjeti vajzën të asfiksuar. Fqinjët flasin të dëshpëruar për ngjarjen e rëndë.

Gjithashtu dhe bashkia Finiq ka shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e vogëlushes 12-vjeçare, Krisanthi Ndriso.

“Bashkia e Finiqit shpreh me pikëllim dhe dhimbje në shpirt, ndërsa përcjell ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të vogëlushes Krisanthi Ndriso nga Dervicani. 12-vjeçarja fatkeqe gjeti një vdekje tragjike, pas një zjarri që shpërtheu të dielën pasdite në banesën e saj, duke shkaktuar hidhërim të patreguar në komunitetin lokal.
U prehsh në paqe!”, shpreh ngushëllimet bashkia Finiq.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...