Përurohen 3 bustet e Heronjve të Popullit: Vasil Laçi, Mitro Xhani dhe Lefter Talo

- Advertisement -

U xhvillua sot paradite në Sarandë ceremonia e përurimit të busteve në bronx të Heronjve të Popullit: Vasil Laçi, Mitro Xhani dhe Lefter Talo, realizuar nga skulptorët e njohur Niko Godroli, Emanuel Koko dhe Kreshnik Xhiku.

“Përuruam sot, vendosjen e busteve të Heronjve të Popullit, Vasil Llaçi, Mitro Xhani dhe Lefter Talo, së bashku me familjarë, anëtarë të organizatave të pasardhësve të veteranëve e dëshmorëve të LANÇ dhe qytetarë të Sarandës, punuar me mjeshtëri nga skulptorët Niko Godroli, Emanuel Koko dhe Kreshnik Xhiku.I përjetshtëm kujtimi i Heronjve të Popullit!”, shprehet Adrian Gurma.

Në ceremoninë e zbulimit të veprave të artit kushtuar Heronjve ishte i pranishëm Kryebashkiaku Adrian Gurma, përfaqësues të organizatave tē veteranëve, qytetarë, krijues.

Pas ceremonisë, kryebashkiaku Gurma shtroi një pritje për veteranët dhe familjet e të afërmit e Heronjve të Popullit .

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...