15 – vjet Kosovë e pavarur. Festimet në Sarandë 17 shkurt 2008(Video)

- Advertisement -

15 – vjet më parë populli i Kosovës, pas një periudhe të gjatë vuajtje, luftë, përpjekje dhe fitoreje ndaj regjimit gjakatar të Millosheviçit më 1999 e udhëhequr nga UÇK me ndihmën e SHBA, NATO-s dhe të shteve të tjera ariti ti shpëtonte kthetrave të rregjimit gjakatar të shtetit serb.  Me vullnetin e plotë të popullit të kosovës dhe me aprovimin e SHBA, Britanis së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë etj më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë.

Kjo ngjarje e rëndësishme për kombin tonë u prit me entusiazëm jo vetëm në Kosovë, Shqipëri, por edhe në Sarandë. Atë ditë të acartë qindra banorë, nxënës shkollash festuan për gjithë ditën nëpër rrugët, sheshet e qytetit. Në Lëkurës me pjesmarjen e të gjitha forcave politike, u ngrit në mënyrë simbolike flamuri kombëtar. Në darkë në orën 18 u ndoq drejtpërsdrejti momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky material pasqyron festimet e mbarë popullit të qytetit, në atë ditë të acartë të 17 shkurtit të vitit 2008.

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...