Bano i “Butrintit”: Na kanë vjedhur 3 gola, ne nuk jemi “mësonjëtore”

- Advertisement -

Në Sarandë ndihen të vjedhur. Nuk kishin lënë asnjë pikë në shtëpi, por përballë Vorës nuk shkuan më larg se barazimi 1-1. Në “Andon Lapa” u zhvillua një ndeshje plot ritëm e raste, që njëherësh prodhoi aq shumë raste për moviolë.

Butrinti pretendon se i janë anuluar pa të drejtë tre gola dhe pret që njëherë e mirë FSHF të reagojë e të trajtohen profesionalisht në këtë garë. Është Artan Bano që reklamon gjithçka ngjau të dielën dhe paralajmëron se skuadra e tij nuk është “mësonjëtore” dhe as për të bërë “qoka” arbitrat. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, lushnjari i trembet asaj që do të ndodhë deri në prill, kur në vetëm 5 javë po bëhet hataja.

Trajneri kujton që e njëjta gjë ndodhi edhe në Lushnjë, ndërsa “qan” pikët që u mungojnë prej vendimeve tendencioze të “xhaketave të zeza”. Nuk e lë më kaq, por mendon se kampionati po ndahet nga gjyqtarë dhe ata që përcaktojnë gjyqtarët. “Janë 3 gola të anuluar. Butrinti nuk është për të mësuar gjyqtarët dhe as që këta të fundit të ushtrojnë dorën. Ne duam të jemi si gjithë të tjerët, të jemi të barabartë.

As të na ndihmojnë dhe as penalizojnë. Duam drejtësi, asgjë më tepër. Nuk duam që gjyqtarët të tallen me ndjenjat e publikut tonë. Kur kjo ndodh vetëm në javën e 5-të të kampionatit, imagjinoni në prill se çfarë do të bëhet. Ne nuk jemi ekip për të bërë qoka. Kur kanë nevojë për pikë ekipet e tjera, të mos i rehabilitojnë me Butrintin. U bë rasti i dytë ky i gjykimit tendencioz. Fillimisht me Lushnjën në transfertë dhe pastaj me Vorën në stadiumin tonë dhe para tifozëve tanë.

Nuk jam vetëm unë i shqetësuar për këtë që po ndodh, por edhe futbollistët. Ata kanë rënë moralisht. Edhe presidenti po ashtu, sikundër edhe publiku. Po ndahet kampionati nga gjyqtarët dhe ata që vendosin gjyqtarët. Klubi i Butrintit po bën gjithë këtë investim, çfarë do të bëhet me këtë ekip? Gjyqtarët na kanë hequr pikët. Unë jam i shqetësuar edhe për ndeshjen e radhës me Apoloninë. Kërkojmë trajtim profesional të tyre”, përfundoi Bano.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...