Banda e “xhepistave” shqiptarë detyroi një anëtar të vetëvritej, të përfshirë dhe në një tentativë vrasje

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbuluar pas shkatërrimit të një grupi kriminal shqiptar që kryente vjedhje në stacionet dhe mjetet e transportit publik në Greqi. Pjestarë të bandës të përbërë nga anëtarë nga Saranda, Fieri, Gjirokastra, Berati e Vlora janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera, ku më e rënda është ajo e shtyrjes drejt vetëvrasjes së një personi që u detyrohej 10 mijë euro.
Operacioni për goditjen e grupit ka nisur në tetor 2021 ku policia greke i ka filmuar, fotografuar e përgjuar hajdutët gjatë veprimtarisë së tyre.
Nëngrupi i parë drejtohej nga Klodjan Zeneli, 37-vjeç nga Saranda, i njohur ne Greqi me pseudonimin “Klodi” ndërsa në vendlindje si “Klodi Xhepos”. Nën drejtimin e tij ishin rreth 10 persona, Gimi 23-vjeç,Turi 44-vjeç (Artur Bashimi), Çelo 35-vjeç, Mini ose Mine 37-vjec, Coli 33-vjeç aktualisht në burgun e Korfuzit si dhe tre shqiptarë 31, 43 dhe 52-vjeç.

Nëngrupi i dytë drejtohej nga Aldo Bramellari, 32-vjeç nga Tirana, i njohur në Greqi me pseudonimin “Martin”. Nën drejtimin e tij ishin rreth 14 persona, shqiptarët Mandi, Niku, Nari dhe Miri, 45-vjeçari Armando, 42-vjeçari Turi (Artur Dinaj), 27-vjeçari Eltjon, 52-vjeçari Mondi, një bullgare me emrin Maria, katër shqiptarë 42, 43, 53 dhe 63-vjeç dhe një rumun 20-vjeç.

Nëngrupi i tretë drejtohej nga 43-vjeçari Dilaver Alushi nga Gjirokastra, i njohur në Greqi me pseudonimin “Laveri” ndërsa në grup ishin edhe dy shqiptarë, njeri prej të cilëve ende i paidentifikuar me pseudonimin “Blendi”.

Grupi i “xhepistave” vidhte portofolë, celularë, dokumenta e ç’të gjente. Viktima të tyre ishin kryesisht të moshuar, vajza të reja dhe turistë. Anëtarët e grupit niseshin në mëngjes me makina, motorra ose në këmbë dhe shkonin nëpër stacione ndërkohë që zgjidhnin oraret 06.00-12.30 dhe 17.00-21.00.

Marsel Bashimi, 35-vjeç nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thikë një shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjatë një zënke për përparësinë e kalimit të mjeteve në rrugë. Ai u përgjua pas ngjarjes teksa i kërkonte anëtarëve të tjerë të grupit të deklaronin të vjedhur mjetin e tij dhe të ndryshonin targat. Të nesërmen e plagosjes policia e Athinës e zbuloi ku ndodhej dhe e arrestoi.Një tjetër ngjarje e rëndë e zbuluar është një vetëvrasje. Një anëtar i grupit i njohur si “Lame” kreu vetëvrasje pasi detyrohej 10.000 euro dhe presionohej nga drejtues të grupit që t’i jepte. Teksa banda kishte planifikuar që ta rrihte me qëllim që të jepte paratë, i riu nuk e duroi presionin dhe vrau veten. U gjet i varur në një dhome hoteli në “Omonia”.

Një bisedë e përgjuar mes Klodjan Zenelit dhe Marsel Bashimit është si vijon:

Bashimi: Atje është Lame.

Klodjan: Jo * erdhi këtu i dehur.

Bashimi: Pse nuk e mbajte.

Klodjan: Mora Turin por Turi më tha që hante. Ça ka bërë*

Bashimi: Çështja është që mua më detyrohet ca para dhe ka bërë punë 10.000 euro **

Klodjan: Sa ka bërë

Bashimi: 10.000 euro ore vëlla. Ishin 17, 7 i morën ata, 10 i mori Lame

Klodjan: Kur i ka bërë ore vëlla

Bashimi: Para dy ditësh ore vëlla ai më tha mua që bëri një punë 300 lekë (e pakuptueshme) tek kush dha 50 lekë.

Klodjan: Ai më tha mua kam bërë një punë 300 lekë (e pakuptueshme) 50 lekë

Bashimi: Kujt ja dha 50 lekë

Klodjan: 17.000 lekë

Bashimi: 7.000 dhe ato i morën të tjerët dhe 10.000 lekë Lame.

(Lekë përdoret si kod për të nënkuptuar Euro, ndërsa me * janë shënuar fjalë fyese)

Madje një bisede të datës 21.11.2021 mes një prej drejtuesve të grupit dhe një shqiptari të paidentifikuar pas vetëvrasjes së Lames vijon si më poshtë:

I panjohur: E more vesh për Lamen.

Drejtuesi: Aa…

I panjohur: Vajti në…të motrës vdiq

Drejtuesi: E di

I panjohur: U var, e gjetën
të varur

Drejtuesi: Ku e gjetën të varur

I panjohur: Në hotel ishte bashkë me… E gjeti ai të varur

Nga dosja hetimore janë zbuluar edhe dy emra të tjerë shqiptarësh të cilët nuk janë bërë publik në emrat e identifikuar nga policia për publikun, konkretisht shtetasit Agim Stroka dhe Erion Muhamet Jakupi.

Madje në një bisedë Stroka flet me një shqiptar të paidentifikuar lidhur me kontrollet e policisë dhe gjatë bisedës zbulohet se ky i fundit ka me vete një armë zjarri.

Megjithatë avokatët Dimitris Mpeldekos dhe Giannis Glikas, që mbrojnë një prej drejtuesit e grupit, janë shprehur për mediat greke: “Sot hetuesja me pëlqimin e prokurores ka liruar klientin tonë duke pranuar pjesërisht argumentet tona ligjore dhe faktike. Jemi shumë të kënaqur me këtë zhvillim dhe presim që të përcaktohet gjyqi për të vërtetuar pafajësinë e tij të plotë”.

“Xhepistat” me precedentë edhe në Shqipëri.

1. Marsel Bashimi, 35-vjec nga lagjia “Manalat” Gjirokastër, ka qenë i arrestuar edhe në nëntor 2014 për vjedhjen me dhunë të një 20-vjeçareje në Lazarat. Ai i grabiti celularin nën kërcënimin e thikës gjatë kohës që e reja kthehej nga varrezat.
2. Aldo Bramellari, 32-vjeç nga Tirana, ka qenë i arrestuar në tetor 2016, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.S, vjeç 35, banues në Prishtinë Kosovë, se në stadiumin e Shkodrës, gjatë ndeshjes Kosovë – Kroaci, dyshonte se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular “Iphone”, portofolin dhe disa dokumente, të cilat i janë gjetur këtij shtetasi.
3. Artur Dinaj, 43-vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”. Për herë të fundit arrestuar në Shqipëri në qershor 2017 në Fier për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” lidhur me disa të shtëna me armë zjarri në lokal “Gjermani” në Seman, Fier në 21.06.2017

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...