Ballafaqim dokumenta italiane dhe deshmimtar okular për 7 prillin 1939 në Sarandë (Video)

- Advertisement -

Ç’thonë  dokumentat italiane pë pushtimin italian të Sarandës më 7 prill dhe rëmimi intaresant i dëshmimtarit okular të asaj dite z. Spir Koça, athere 11 vjeç.

E vërteta sipas dokumenteve italiane

Ka një sërë dokumentash italiane, që hedhin dritë për atë, ç’ka realisht ndodhi gjatë Operacionit OMT (Oltre Mare Tirana), më 7 prill e në vazhdim. Një raport i Mareshalit Pietro Badoglio (Shef i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura italiane) për Mbretin Perandor pas inspektimit që kreu në Shqipëri Badoglio në prill-maj 1939, përmban të dhëna interesante për luftimet e kryera për pushtimin e Shqipërisë, si edhe të metat dhe dobësitë e manifestuara nga trup-ekspedita italiane.Ditari operacional i bazës ajrore të Grotaljes (Grottaglie) ofron hollësi për pushtimin e Aeroportit të Tiranës nga granatjerët (trupa elitë) italianë të transportuar me avionë. Të dhëna jashtëzakonisht të vlefshme ofrojnë ditari i bordit i kacatorpedinierës (destrojerit) Lupo për luftimet e ashpra në Portin e Durrësit, i kryqëzorëve “Fiume” në Durrës dhe”Garibaldi” për zbarkimin në Sarandë, i torpedinierave “Castore” për zbarkimin në Vlorë dhe “Airone” për zbarkimin në Sarandë, të torpedinierës “Lira” për zbarkimin në zonën e Banjave në Durrës (aktualisht ish-Blloku i udhëheqjes në plazh), i karrocatës “Giulio Cesare” për bombardimin e pozicioneve të një batalioni të këmbësorisë shqiptare në Bestrovë afër Vlorës.Në librin “Le fanterie di marina italiana” të shkruar nga Luigi Fulvi janë botuar faksimile dokumentesh për luftimet e kryera nga ushtarakët e njësisë elitë “San Marco” gjatë zbarkimit në Shëngjin e Sarandë.Një kontroll i thelluar i arkivave të hapura italiane (të Super Marina-s, Super Aero-s dhe Regio Esercito-s) dhe një interpretim i kujdeshëm i dokumentacionit, që përmbajnë ato për 7 prillin, me siguri do sjellë risi të rëndësishme për të kuptuar dinamikën e luftimeve më 7 prill dhe në ditët në vazhdim.Në Sarandë

Rezistenca shqiptare komandohej nga kol. Ali Riza Topalli. Në skelën e Sarandës italianët patën disa të plagosur dhe dy të vrarë, Tomasso Lamberti të dekoruar me Medaljen e artë të trimërisë (pas vdekjes) dhe Andreino Pastine i dekoruar me Medaljen e argjendtë të trimërisë (pas vdekjes).Pas një zjarri prej jo më shumë se 15 minutash, kufitarët, xhandarët por edhe vullnetarët e armatosur në depon ushtarake të Delvinës tërhiqen në Qafën e Gjashtës, ku me zjarr nga lartësia gozhdojnë trupat italiane, që përgjithsisht ishin trupa elitë të Regjimentit “San Marco” apo bersalierë të mbështetur nga 2 skuadrone tankesh të lehtë të tip L3/35 të  njësisë “San Giorgio”. Italianët për të shuar rezistencën e trupave shqiptare morën peng dhe sollën në vijën e zjarrit gruan dhe fëmijën motak të një togeri të Rojes shqiptare ë kufirit.Angelo Sorbo komandant toge pushkatarësh dekorohej me Kryqin e luftës për trimëri ushtarake, sepse në luftimet trup me trup në periferi të Sarandës (në Qafën e Gjashtës), çarmatosi dhe kapi rob dy ushtarakë shqiptarë. Pra edhe në Sarandë kemi luftime të rrepta deri trup me trup midis mbrojtësve shqiptarë dhe okupatorëve italianë.

Po ç’thot në rrëfimin e tij dëshmimtari okular Spiro Koça nga Muzina, athere 11 vjeç.

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...