Avokatët e Sarandës: Atje ku nuk ka institucione drejtësie nuk ka shtet

- Advertisement -

Dhoma e Avokatëve në Sarandë ka kundërshtuar projekt draftin e KLGJ për hartën e re gjyqësore e cila shkrin shumicën e gjykatave në vend, përfshi atë të Sarandës. Reforma që prek edhe prokurorinë sipas grupeve lokale të interesit do të sjellë vështirësi të mëdha jo vetëm për punonjësit e drejtësisë por gjerësisht për komunitetin.
Në një diskutim të gjerë lokal Dhoma e Avokatëve e ka cilësuar studimin e KLGJ sipërfaqësor dhe të kopjuar nga vendet nordike me të cilat Shqipëria minimalisht nuk mund të krahasohet as për nga infrastruktura rrugore si lehtësi për të shkuar në gjykatë.

 

Gjykata e Sarandës funksionon prej 50 vitesh dhe është në funksion të një popullsie prej rreth 130.000 banorësh. Gjatë vitit 2019 gjykata pati një volum prej 1739 çështjesh civile dhe 1020 çështjesh penale. Për më tepër qyteti është një destinacion turistik që pret gati 700 mijë vizitorë çdo vit, përcjell detaje kreu i dhomës së avokatisë Sarandë, Merdan Nora.

Dhoma e Avokatëve ka propozuar që roli i Gjykatave të mbetet i pandryshuar ose në mungesë të zgjidhjes gjykata e Sarandës të jetë degë e asaj të Gjirokastrës pa ndryshuar vendndodhjen. Avokatët dhe grupet e interesit kanë kërkuar edhe evitimin e shkrirjes së Gjykatës së Apelit në Gjirokastër duke argumentuar rëndësinë e pranisë së insitucionit në rajon ose në të kundërt një gjykatë apeli në Fier për të gjithë Jugun.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...