“PO KU JE O DEPUTETJA IME?!”

- Advertisement -

Dilaver Lazaj, një nga demokratët e viteve të para në Sarandë sot me banim në Boston, Amerikë, përmes një statusi në faqen e tij në Fb me nota revoltuese i është drejtuar deputetes së PD për Sarandēn, Ina Zhupa, ku mes shumë pyetjeve prej tij është ajo se “ Dëgjova se më 12 janar do shkosh në Sarandë të festosh 31 vjetorin e themelimit të PD-së.
Sa do kisha dëshirë të isha atje të të thoshja dy fjalë ballë për ballë.
Po ku je o deputetja ime INA ZHUPA?! “……

PO KU JE O DEPUTETJA IME?!

Dëgjova se më 12 janar do shkosh në Sarandë të festosh 31 vjetorin e themelimit të PD-së.
Sa do kisha dëshirë të isha atje të të thoshja dy fjalë ballë për ballë.
Po ku je o deputetja ime INA ZHUPA?!
Ti e di mirë sa u përkushtuan demokratët e Sarandës e bashkë me ta edhe familja ime.
Veç detyrimit tim si demokrat që nga 8 janari i 1991 më porositi edhe vajza ime: puno si të jem unë!

Po ku je o deputetja ime ?!

Harram e paç mundimin e përkushtimin tonë !
Ti zure vëndin e shumë demokratëve të cilët do merrnin vota shumë më shumë nga ti, na MBIVE në Sarandë u katapultove nga kryetari ti e di se si !
Ti Zure vëndin e MATILDA QURKUT një vajzë të përkryer e cila nuk e pranoi mandatin e deputetes për të ndihmuar “kryetarin”!
Ti zure vëndin e SKERDIT edhe ai nuk e pranoi mandatin, ti zure vëndin e NADËS të MINUSHES të BEJDOS të SPIROS të BERT HAXHIUT të Manjolës e të dhjetra të tjerëve që SARANDA i kishte xullufe mbi ballë!
O sa kam punuar për ty O DEPUTETJA IME !?
Edhe netë pa gjumë edhe ditë të tëra pa u mbledhur në shtëpi me shpenzimet tona sa më merrte malli për djalin tim MERDANIN ta takoja nuk di kur vinte dhe kur ikte në shtëpi.

Në fund NE “humbëm”…. ti fitove !
Sa e vogël je nga shpirti !
Sa mos vlerësuese je karshi miqve, demokratëve! Sa tinzare je!
Ashtu tinëzisht erdhe me një kryetar të pa zgjedhur bëre një takim PËRÇARES ndërrove bravën e derës mbylle shtëpinë tonë dhe ike .
Ja arrite qëllimit kjo ishte detyra jote që të kish ngarkuar “kryetari” të përçaje demokratët!

A të kujtohet diskutimi im?
Kishit ardhur me këmisha të zeza si fashistët e Duçes, hiqeni këmishën e zezë u thashë dhe sa më shpejt organizoni një protestë mbarë kombëtare të vijëm dhe të ngujohemi rreth kryeministrisë pa mbarim deri sa qeveria hajdute të japë dorëheqjen. Po thatë, të dy me Lulushin.
Pse se organizuat protestën?
Kishit plane të tjera, të pista, plane pabesie, deri aty arritët sa edhe HELMUAT miqtë shokët shoqet tuaja!
A e di ti kush ishte poshtë para selisë së PD-së? Të gjithë ata që punuan për tu bërë ti deputete.
Por ti e tregove pabesinë se nuk kishe asnjë pikë gjaku në fytyrë, e verdhë, fytyrë e vdekur e pa shpirt!
Qëndroje këmbë mbi këmbë dhe zgërdhiheshe kur shikoje MIQTË e tu që mbyteshin nga gazi, lëvonte shkopi i gomës mbi ta!
Si të mbante vëndi?! Si nuk iu hodhe për fyti atij mender kryetarit dhe ti thoshje:
-A e di kush është poshtë ?..Hapi dyert ata janë njerzit tanë, ne jemi një!

Por, po ke një fije njerzillëku, është shpejt akoma, më 12 dhjetor ik mblidhi të gjithë demokratët e Sarandës dhe jep dorëheqje. Kërkou falje për ato poshtërsi dhe pa besi që bëre! SHANSI I FUNDIT I YTI 12 DHJETORI!

Jo për Berishën, por për demokratët!
HË..Ç’DO BËSH O DEPUTETJA IME?????
A KE KËLLQE TA BËSH NJË GJË TË TILLË ?!

DILAVER LAZAJ
Boston, 10 janar 2022

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...