Auron Tare në Sarandë me ekspozitën e pasurive nën ujore të Sarandës dhe incidentin e kanalit të Korfuzit

- Advertisement -

Studjuesit Auron Tare ditën e ënjte në mbrëmje në shëtitoren buzë detit, mrekulloi të pranishmit me dy perla që tërhoqën vëmëndjen e publikut. E para ishte ekspozita fotografike me pamje të rralla nga pasuria nënujore e bregdetit të Sarandës dhe më tej dhe e dyta kishte të bënte me fakte mjaft interesante për incidentin e kanalit të Korfusit në 22 tetor 1946 , kur disa anije luftarake të flotës mbretërore britanike, ndeshën në mina ujore, të cilat shkaktua n hedhjen në ere të anijeve që lundronin në afërsi të brigjeve shqiptare, si dhe vdekjen e më se 40 marinsave anglezë.Në këtë takim mirnin pjesë intelektualë, studiues, banorë të qytetit si dhe Kryetari i Bashkisë Sarandë z. Adrian Gurma. Po ç’farë u tha në këtë takim?Në këtë takim mirnin pjesë intelektualë, studiues, banorë të qytetit si dhe Kryetari i Bashkisë Sarandë z. Adrian Gurma. Po ç’farë u tha në këtë takim?

.Përgjithësisht shijojmë bukuritë e mbitokës, ndërsa na jepet rasti sot të mësojmë për nënujin dhe turizmin e npnujit”, tha ndër të tjera në fjalën e vet përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma. Këtë ai e ka parë si një arësye më shumë për ta vizizuar Saranfën, ndërsa prezantimin e ka cilësuar si hallkën e parë të një zinxhiri aktivitetesh me këtë temë, edhe për të fituar sfidën për të qenë miqsorë me mjedisin..Gjatë prezantimit “Pasuritë nënujore shqoptare”, Auron Tare mbajti një narrativë që mbajti të mbërthyer të pranishmit, pasi morën informacion pak ose aspak të njohur e të dokumentuar mbi kërkimet nënujore, në hapësirën nënujore të Sarandës, nga Butrinti, në Kanalin e Çukës dhe në Gjirin e Limjonit, skanuar me anije e teknologji bashkëkohore amerikane.

.“Memrja historike ka rëndësi dhe duhet të dimë se trekëndëshi Sarandë-Butrint zë vend në fillesat e letërsisë botërore”, u shpreh prezantuesi Auron Tare. Ai tha se anija “Hercules” filloi explorimin e arkeologjisë nënujore prej vitit 2007 deri në vitin 2019, me shtrirje nga Ftelea deri Sazan. Amforat e zbukuara me datim para Krishtit, janë disa prej zbulimeve me shumë interes, përveç disa anijeve të mbytura. Leximi i bimësisë së nënujit, ishin pjesë e eksplorimit të kryer, pasi ashtu si toka , edhe deti ka “pyjet”’e veta.

.Prania e bimës së njohur me emrin Posedonia, është tregues i “virgjërisë”, ndërsa mungesa e saj është tregues negativ. Me mjaft interes u ndoq nga të pranishmit, ligjërata e Auronit për incidentin e kanalit të Korfuzit  që ariti kulmin më 22 tetor 1946. Ligjërata u  shoqëruar me pamje filmike dhe me dokumenta arkivore, të cilat hodhnin dritë të re edhe sa i takon sqarimit të  këtij incidenti. Faktet flisnin qartë për një incident të mirëorganizuar nga komanda e Marinës Mbretërore Angleze të cilat faktojnë fajin e tyre dhe jo të Shqipërisë për incidentin dhe një montim të Gjykantës Ndëkombëtare të Hagës, duke e nxjerë vëndin tonë si fajtore në këtë incident ndërkombëtar.

Tare u ndal edhe në momentin historik të zbritjes së ish-udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov më 1959 pikërisht në vendin e prezantimit, në Sheshin e Limanit të Sarandës.

E kjo, sipas tij, meriton të tregohet përmes një pllake memoriale, pasi për kohën ishte njeriu i fuqishëm i planetit. Përveçse nga Bashkia e Sarandës, eventi u mbështet nga UNDP e RPM Nautical.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...