- Advertisement -
Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Vlorën para pak minutash. Mësohet se një atentat me tritol është bërë ndaj shtetasit 33-vjeçar Indrit Sadedinaj. Ky i fundit ka mbetur i plagosur vetëm në gjymtyrë dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Vlorës. Raportohet se kjo është hera e dytë që i bëjnë atentat, por pa rezultat për atentatorët. Ndërkohë ende nuk dihen detajet e këtij atentati dhe as nga kush është kryer. Pritet që në vijim të kemi një njoftim nga policia për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.
/JOQ/
