- Advertisement -
Deputetja e Partisë Socialiste Anila Denaj ka mbledhur pasditen e së premtes drejtuesit e shtabeve dhe kryetarët e organizatave bazë të Partisë Socialiste në Sarandë.
Në mbledhjen e socialistëve është diskutuar për analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Me Anilën, Linditën, drejtuesit e shtabeve dhe kryetarët e OS, për analizën e rezultatit elektoral, proçesin e riorganizimit, si dhe regjistrimin dixhital të anëtarësimit.”, shprehet kryebashkiaku Adrian Gurma për këtë takim.
Temë tjetër e takimit ka qenë edhe përgatitjet për proçesin e riorganizimit dhe përgatitjet për zgjedhjet në Organizatat Bazë të PS dhe zgjedhjet për drejtuesit e Degës së PS në Sarandë.
/sarandalife.al/
