Për aksidentin e ndodhur mëngjesin herët të së hënë policia zbardh shkakun. Ngjarja ka ndodhur në drejtimin rrugor Ksamil- Sarandë. Drejtuesi i mjetit, banor i Sarandës me inicialet O.J po kthehej nga Ksamili për në Sarandë dhe duke qënë nën efektin e pijeve alkolike kishte shtuar shpejtësinë gjë e cila bëri që mjeti të përmbysej me rrota përpjetë dhe drejtuesi të shpëtonte me dëmtime të lehta. Fatmirësisht që mjeti nuk arriti të dilte jashtë rrugës dhe njëherësh ngjarja ka ndodhur kur në rrugë nuk kishte lëvizje mjetesh. Specialistë të Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vend dhe konstatuan se shkak i aksidentit ishte se drejtuesi i mjetit ishte i dehur. Për këtë u bë arrestimi i shtetasit O.J për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”. Një automjet është aksidentuar në aksin rrugor Sarandë – Ksamil. Fatmirësisht nga aksidenti drejtuesi i mjetit ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta. Aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka manavruar për të shmangur përplasjen me një gur të rënë në rrugë dhe më pas automjeti është përmbysur në rrugë.
