Një imazh krejtësisht ndryshe nga zakonisht është prezantuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” mbrëmjen e së hënës. Reshjet e dendura të borës shkaktuan probleme zinxhir si me fluturimet e anuluara ashtu edhe me mbylljen e Attiki Odos . Njerëz të të gjitha moshave, familje me foshnja, fëmijë dhe të moshuar u detyruan të kalonin natën në godinën e aeroportit pasi asnjë nga zyrtarët nuk u kujdes për të mbajtur të hapura rrugët që të çojnë në aeroportin më të madh ndërkombëtar në Greqi.

