Mes një numri të shumtë nxënësish, mësuesish e prindër bashkia e Sarandës organizoi mesditën e të hënēs finalizimin e veprimtarisë EDU-ART, në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit. NDËRKOMBËTARE TË EDUKIMIT. Në mjediset e bashkisë ishin ekspozuar bukur dhe me finesë 158 krijime artistike në pikturë, ese, vizatim, video sensibilizuese dhe kolazhe të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Bashkinë Sarandë pjesëmarrës në konkursin EDU-ART. Merrnin pjesë kryetari i bashkisë, Adrian Gurma, nënkryetari Romeo Cakuli, nënprefekti, Mirosh Birjani. Mirë se keni ardhur në këtë event të parë për 2022, pas një konkursi të organizuar nga bashkia me tematikë edukim dhe art, pra Edu- Art, tha mes të tjerave shefi i kabinetit në bashki, Thoma Nika. Eshtë e vecantë për mua të jemi këtu së bashku për t’i dhënë zë këtij aktiviteti mjaft të rëndësishëm që ka nisur para një jave. Eshtë shumë e rëndësishme të jemi të gjithë bashkë se duke rritur fëmijë të arsimuar sigurojmë të ardhmen e atdheut, të ardhmen tonë. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe angazhimin Të gjithë jeni fitues. Çdo ditë eshtë një ditë e mirë për të mësuar, tha mes të tjerave kryebashkiaku Gurma. Në fund u shpërndanë certifikatat me çmimet për fituesit për çdo kategori, çdo nxënës pjesëmarrës, si dhe me çertifikata mirënjohje për mësuesit anëtarë të jurisë vlerësuese.
