Në vitin 1737 Spiro Strati( tregtar në Venedik) hapi në qytetin e tij të lindjes, në Delvinë, një institut diturie( shkollë e rangut të mesëm) për mësues, në gjuhën latine dhe greke e cila më vonë u quajt “Akademia e Delvinës”. Më 1760 së bashku me atdhetarin e tij, Nikolla Stavro, ngritën në Venedik një shtypshkronjë për të botuar libra në ndihmë të saj dhe të kishës së qytetit. Akademia e Delvinës u pajis me mjete dhe objekte shkollore të domosdoshme, nga tregtari delvinjot Spiro Rizo, i cili depozitoi në bankën e Venedikut një kapital financiar të nevojshëm për 6 nxënës për 50 vjet. Në këtë Akademi studjuan nxënës nga qyteti i Delvinës dhe krahinat e tij. Në të jepte mësim një trupë pedagogjike mjaft e përgatitur, me mësuas e dijetarë të dëgjuar të kohës si Monahonji Paskali e Paissi Haxhi Gjeorgjiu (1759-1761), Jeromonahu Anthim(1769) Jeromanuhu Maksim më (1790-1792), Lëndët mësimore kryesore ishin logjika, teologjia, matafizika, fizika dhe retorika. Pranë saj kishte një bibliotekë të pasur. Akademia e Delvinës vlerësohej nga të rrallat në Ballkan. Ajo vazhdoi për 60 vjet dhe u mbyll për mungesë të fondeve financiare më 1797.
Vladimir Kodhelaj 04 Janar 2022
