Adriatik Lapaj: Jam kundër uljes së numrit të gjykatave në vend, pse….?

- Advertisement -

Aktivisti i shoqërisë civile njëherësh jurist, avokat, përmes një statusi në faqen e tij të Fb ka reaguar menjëherë pas hartës së re gjyqësore, që nga 22 gjykata me juridiksion të përgjithshëm do të ketë 12 të tilla në gjithë vendin, duke argumentuar pse është kundër hartës së re gjyqësore -KLGJ po propozon uljen e numrit të gjykatave në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë. Nga 6 gjykata administrative të shkallës së parë propozojnë të bëhen 2. Gjykatë Administrative Apeli propozohet të mbetet 1 për gjithë Shqipërinë (siç është). Nga 22 gjykata fakti (gjykata të shkallës së parë), propozohet të bëhen 12. Gjykata Apeli nga 6 propozohet të bëhet 1 për gjithë Shqipërinë. PSE JAM KUNDËR: 1. Drejtësia nuk mund të jetë e drejtë vetëm e atyre që kanë para. Aksesi në drejtësi është thelbësor për të pasur drejtësi. Me këtë logjikë i bie të bëjnë vetëm 1 gjykatë në Tiranë për mbarë vendin që mund ta arrijnë vetëm të pasurit. 2. Ulja e numrit të gjykatave, indirekt stimulon shpopullimin e zonave periferike të vendit pasi ul shërbimet. 3. Ulja e numrit të gjykatave vret profesionin e avokatit në këto zona duke detyruar këtë kategori të zhvendoset me banim në zonat ku përqëndrohen gjykatat. Kjo varfëron intelektualisht zonat në fjalë. 4. Është e provuar se ulja e numrit të gjykatave është dështim. Mjafton të shikoni gjykatat administrative. Ishin 6 shkallë të para dhe 1 apel për gjithë vendin. Në shkallë të parë gjyqi mbaronte nga 3 muaj deri në 1 vit, apeli vonon 4 vite e sipër. 5. Në fakt reforma duhet të ishte ndryshe. Duhet kudo ku ka gjykatë të shkallës së parë të ketë dhe gjykatë apeli me qëllim zgjidhjen e shpejtë të çështjeve. Pra, nëse gjykimi mbaron në shkallë të parë për 6 muaj, më pak të marrë kohë apeli. Shtimi i numrit të gjyqtarëve dhe gjykatave të apelit është zgjidhja, jo e kundërta. Kini parasysh që sot ka një stok të madh gjyqesh të prapambetura. Apeli adminiatrativ ka mbi 12 000 dosje pa shqyrtuar. Nuk kanë nisur ende gjyqet e 2017-ës. 6. Nuk bëhet drejtësi duke demotivuar qytetarët të hapin gjyqe, por duke dhënë drejtësi për gjyqet që qytetarët vendosin të hapin. 7. Na kushton më pak të rrisim numrin e gjyqtarëve dhe gjykatave të apelit se e kundërta. Po mundohen të kursejnë në krunde. Shqipëria nuk është vetëm Tirana. Mos e zvogëloni kaq shumë!”, argumenton Adriatik Lapaj pse është kundër uljes së numrit të gjykatave në vend.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...