Shoqërohen të dyshuarit për vjedhjen e 200 mln lekëve, zbulohet përmbajtja e kamerave

- Advertisement -

Policia e Sarandës në një aksion të befasishëm ka shoqëruar sot në Komisariatin e Policisë tre persona nga Laçi e Tirana, të dyshuar si autorë të vjedhjes së 200 mln lekëve në Supermarket “Halo” në të gdhirë të 11 dhjetorit. Policia është ende duke marrë në pyetje të dyshuarit, por mësohet se në bashkëpunim me prokurorinë janë siguruar prova të mjaftueshme për vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Edhe pse hajdutët kanë marrë DVR kryesore të kamerave të subjektit, mësohet se ata nuk kishin arritur të merrnin një tjetër server të fshehur të dy kamerave. Pikërisht në këto pamje të sekuestruara mësohet se dallohen 3 të rinj të veshur me kostume sportive me kapuc, me maskë COVID që transportojnë disa canta, ku dyshohet se janë paratë e marra nga kasaforta. Në një filim tjetër dallohet njeri prej të rinjve që hidhet nga kati i dytë i godinës,midis disa carcafëve të nderrura. Detaje të tjera nga operacioni pritet të zbulohen në orët në vijim.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...