Ditën e sotme kryebashkiaku Adrian Gurma së bashku me Prefektin e Qarkut, Flamur Mamaj ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol për të diskutuar mbi planin e masave për pastrimin e mjedisit.
“Me Prefektin e Qarkut, drejtues të institucioneve vendore dhe përfaqësues të bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol, diskutuam mbi planin e masave për pastrimin dhe higjenizimin, në kuadër të nismës: “Të çlirojmë teritorrin nga ndotja mjedisore.”, shprehet Gurma me anë të një postimi në Facebook.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi më 22 tetor mbledhje me kryetarët e bashkive dhe prefektët për të diskutuar mbi menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve.
“Menaxhimi i mbetjeve është një nga problemet e shumta në vendin tonë.”, u shpreh Rama.
Rama u përmendi Prokurorinë disa herë dhe ndjekjen penale, teksa nuk ngurroi t’i paralajmëronte se qeveria do të shkonte deri aty sa do i merrte vetë në menaxhim bashkitë nëse situata nuk ndryshonte.
/sarandalife.al/