Adrian Gurma apelon :”Në mbrojtje të pronës publike të jemi të gjithë!”

- Advertisement -

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma ka reaguar pas sulmit vandal që iu është bërë koshave funksionalë për mbajtjen pastër të ambjentit në zonën e Plazhit të Ri dhe në bulevard.

Gurma shprehet i revoltuar dhe ai njofton se Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit kanë identifikuar dhe arrestuar njërin prej autorëve të këtij sulmi, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për disa persona.

“APEL QYTETAR.
Fenomene të shëmtuara, me skena vandalizmi karshi pronës publike, kanë ndodhur orët e fundit në qytet. Copëtohen koshat dekorativë prej betoni në shëtitore, duke dhënë pamje të trishtë edhe kur i shikon në këto foto, e jo më në realitet. Dëmtohen koshat e vegjël në rrugët e qytetit, shkulen e flaken në det stolat dekorativë, në Plazhin e Ri.
E PAKUPTUESHME kjo ndjenjë sulmi ndaj të bukurës, utilitares, funksionales, për një qytet me mjedis të pastër. Reagimi i Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit kanë qenë të menjëhershëm, duke identifikuar, e vënë para përgjegjësisë ligjore, njërin nga autorët e kësaj çmendurie, ndaj qytetares dhe urbanes, me një instikt shkatërrues të pakuptueshëm.
Nga ky episod i shëmtuar dhe i dënueshëm, marrim shkas dhe APELOJMË, që në mbrojtje të pasurisë publike dhe jo në zhbërjen e saj, TË JEMI TË GJITHË!
Të jemi në mbrojtje të publikes, të mirës të bukurës, duke i dhënë më shumë qytetari, përditshmërisë sonë!”, përfundon apeli i kryebashkiakut Gurma.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...