Abuzoi me mbesën 7 vjeçare në Trikala, 28 vite burg për shqiptarin 50 vjeç

- Advertisement -

Sëpata e drejtësisë ra rëndë, dhe padyshim e justifikuar, mbi një 50-vjeçar të akuzuar për tentativë për të joshur një të mitur, për abuzim me vajza të mitura, si dhe për marrëdhënie seksuale me një të mitur kundrejt pagesës. Gjykata e Apelit në Larisa dënoi dje një  50-vjeçar shqiptar me 28 vjet burg , i cili në vitin 2013 në Trikala përdori mjedisin familjar për të kryer akte të turpshme me viktima dy mbesa të mitura, vajza të bashkatdhetarëve të tij. Në kurriz të vajzës së parë, 6-vjeçares, ai tentoi të vazhdonte me gjeste seksuale, ndërsa i ofroi ta çonte në shtëpi, por me makinën e tij e çoi në fushë dhe tentoi ta puthte. 6-Vjeçarja ka reaguar e gëzuar, ka ngritur zërin dhe 50-vjeçari ka hequr dorë.  Kur 6-vjeçarja i ka treguar gjyshes se çfarë ka ndodhur, sipas informacioneve të gazetës “Eleftheria”, ka rezultuar se 50-vjeçari ka abuzuar sistematikisht me një vajzë tjetër nga i njëjti mjedis familjar. Për katër vjet, dy-tri herë në javë, nëpër magazina dhe ara, “kënaqte” orekset e tij të sëmura me mbesën e dytë që në moshën 7-vjeçare deri në moshën 11-vjeçare. Nënat e vajzave dëshmuan në gjyq pardje, njëra me lot në sy dhe tjetra me gjakftohtësi të tepruar, duke përshkruar atë që përjetuan vajzat e tyre për t’i lënë juristët pa fjalë, duke shkaktuar zemërim tek auditori që po ndiqte  në heshtje seancën. I akuzuari me qetësi, pasi ka pranuar veprimet e tij ndaj 7-vjeçares dhe duke mohuar akuzën ndaj 6-vjeçares, ka kërkuar falje kur kryetari i Gjykatës e ka pyetur: “Një baba  me 4 vajza, si mund ta bësh këtë? “. Gjykata e Apelit të Larisës, siç raportohet nga “Eleftheria”, më në fund e shpalli fajtor për tri akuza, duke vendosur një dënim total prej 28 vjetësh ( e përllogaritur në 20 vjet) dhe një gjobë prej 36,000 euro dhe 50- vjeçari u dërgua në burg.

/Eleftheria/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...