7 Vjet burg për transport marijuane, 51-vjeçari: “E kam gruan me diabet, kam kredinë pa paguar”

- Advertisement -

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg një 51-vjecar nga Berati, i cili një vit më parë u kap me rreth 2.5 kg marijuanë në tentativë për ta trafikuar në këmbë drejt kufirit të gjelbër shqiptaro-grek.

Prokurorja Alba Dhima ka kërkuar dënimin  me 10 vjet burg dhe në përfundim për shkak të gjykimit të shkurtuar u dha një dënim me 6 vjet e 8 muaj burg për Niko Kobuzin, për veprën penale “trafikim i lëndëve  narkotike në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, dënim  i cili është dhënë  edhe nga gjyqtari Fatmir Ndreu.

Në datën 23.10.2020, rreth orës 16:30, nga efektivët e policisë të Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Qafë Botë, Konispol është  kapur në flagrancë në brezin e gjelbër kufitar në rrugën që të çon tek piramida 68, në vendin e quajtur “Bashkimi i Përrenjve” shtetasi Niko Kobuzi i datëlindjes 25.01.1970, banor i qytetit të Beratit në tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror. Gjatë kontrollit policor të ushtruar këtij shtetasi në momentin e kapjes në flagrancë, në një çantë shpine që ai mbante me vete me ngjyrë ushtarake, në brendësi të saj janë gjetur dy qese në ngjyrë të zezë brenda të cilave ndodheshin dy pako të mbështjella me letër të tejdukshme natriban, në brendësi të të cilave gjendeshin 2 kg e 490 gram marijuanë. Gjatë marrjes në pyetje Kobuzi ka pranuar faktin se në çantën e tij ka pasur dy pako me lëndë narkotike, peshën e të cilës nuk e di me saktësi.

Ai ka deklaruar se në qytetin e Beratit punon si punëtor ndërtimi dhe një ditë e ka thirrur për të punuar tek banesa e tij një shtetas, të cilin ai e njeh me emrin Altin. Duke biseduar me të dhe duke i treguar rreth problemeve të tij ekonomike, ky i fundit i ka propozuar një punë e cila konsistonte në transportimin e një çante që përmbante lëndë narkotike deri në piramidën nr. 68 në kufi me Greqinë. Pagesa për këtë do të ishte 40 000 lekë dhe do ta merrte kur të linte çantën tek piramida.

Në lidhje me personin që e ka porositur dhe i ka dhënë çantën për transportim i dyshuari pohon se quhet Altin por nuk i di gjenealitetet e plota, megjithatë sipas tij nëse do ta shihte do arrinte që ta njihte. Ndërsa në lidhje me personin që do e priste në kufi ai pohon se nuk ka asnjë të dhënë se cili do të ishte dhe nuk ka kontaktuar asnjëherë me të. Personi nën hetim pranon se e ka kryer këtë veprim të paligjshëm i ndikuar nga kushtet e vështira ekonomike dhe në gjendje të rënduar psikologjike pasi ka bashkëshorten e sëmurë me diabet dhe ka dy vjet që është në pamundësi për të paguar kredinë e shtëpisë.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...