“Bëhu aktiv”, veprimtaria sportive në shkollën “Bido Sejko”

- Advertisement -

“Bëhu aktiv”, ishte slogani i veprimtarisë sportive organizuar me nxënës të klasave V,VI,VII në shkollën e Konispolit. Mësuesi i edukimit fizik në këtë shkollë, Igli Ali, që është njëherësh edhe iniciues i kësaj veprimtarie tha për Sarandalife se qëllimi i saj ishte: 1)Aktivizimi i nxënësve nëpër veprimtari të ndryshme tematike jashtë procesit mësimor;
2)Njohja e tyre me sa më shumë lojëra popullore ;
3) Promovimi i bluzave të dhuruara nga fondacioni “BEACTIVE”,
i cili merret me aktivizimin e fëmijëve në veprimtari sportive. Fondacioni “Beactive” ka dhuruar disa bluza në zyrën arsimore në Sarandë, 20 prej të cilave u dhuruan për shkollën “Bido Sejko” të Konispolit. Sipas mësuesit Igli Aliu, do të vazhdojë me të tjera veprimtari me nxënës dhe do të pasohet në ditët në vijim, pasi nxënësit që merren me sport nuk e vrasin kohën e tyre, sepse ajo është një kohë e vlefshme.

/sarandalife.al/

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...