“Lironi dajon, drogën e mbolla unë”, Gjykata e Sarandës lë të lirë 60-vjeçarin pas dëshmisë së nipit

- Advertisement -

Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 60-vjeçarin Alim Abazi, të arrestuar në 9 gusht të këtij viti për kultivimin e 54 rrënjëvs “cannabis sativa” në Qafën e Soronesë, Bashkia Konispol.

Pavarësisht se e ka liruar nga masa “Arrest në burg”, gjyqtari Fatmir Ndreu ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje dy herë në muaj” dhe garanci pasurore 500 mijë lekë të reja ndaj 60-vjeçarit, me qëllim për të siguruar moslargimin e tij deri në përfundim të gjykimit.

Shkak për lirimin e 60-vjeçarit është bërë dëshmia e nipit të tij 24-vjeçar, Sabri Muçaj, edhe ky i arrestuar në një ditë me dajon.

“Përsa i përket bimëve narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes, ato bimë i kam kultivuar unë dhe nuk ka dijeni asnjë person tjetër. Duke qenë se nuk ishim në tokën e dajos tim, e kam mohuar deri në këtë fazë fajësinë për veten time me idenë se do t’i shmangesha përgjegjësisë penale. Por sot deklaroj se këto bimë më përkasin mua dhe asnjë shtetasi tjetër. Bimët narkotike ishin mbjellur në tokë “shtet”. Dajoja im nuk ka dijeni e lidhje me këtë ngjarje”,-ka deklaruar Mucaj.

Abazi në deklarimet e veta si person nën hetim ka sqaruar të gjithë mekanizmin e ngjarjes. Ai ka deklaruar se është vënë në dijeni në ambientet e paraburgimit të IEVP Sarandë nga nipi i tij Sabri Muçaj, ku ky i fundit pas disa ditësh i ka treguar ngjarjen se bimët narkotike të kultivuara dhe të gjetura në afërsi të stanit të tij i përkasin nipit të tij Sabri Muçaj. Ky i fundit i ka deklaruar se ka mohuar ngjarjen në momentet e para duke thënë se bimët nuk ishin në sipërfaqen e kullotës së dajos së tij. Gjatë shpjegimeve të tij, në cilësinë e të arrestuarit nuk e ka implikuar nipin e tij me argumentin se asnjëherë nuk ka mësuar nëse kishte ose jo bimë narkotike të kultivuara në afërsi të stanit të tij. Terreni në të cilin kanë qenë të kultivuara bimët narkotike nuk të lejon shikim vizual nga stani i personit nën hetim pasi është një terren me shkurre. Po kështu Abazi ka mësuar nga nipi i tij se asnjëherë ky i fundit nuk e ka informuar për çfarë kishte kryer. Sabri Muçaj shfrytëzonte momentin kur dajoja i tij largohej me bagëti në kullotë dhe mandej shkonte për t’u shërbyer bimëve narkotike.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...