5 – vjet pa Hajrie Rondon (Video)

- Advertisement -

Hajrie Rondo ishte një aktore e mirënjohur shqiptare. Ka lindur më 2 mars 1951 në Delvinë  Ndërroi jetë më 11 korrik 2017 pas peripecive të shumta në luftën kundër kancerit.

Hajrie Rondo ishte një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Për të realizuar dhe kompletuar këtë pasion për artin ishte natyrshme zgjedhja e Institutit të Larte të Arteve në vitin 1969. Diplomohet në Degën e Artit Dramatik në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1972. Dëshira e saj për teatrin dhe formimi po në atë vit të Teatrit “Bylis” të Fierit e bëjnë atë të zgjedhë këtë teatër për të punuar si aktore.Roli i saj i parë në teatër do të ishte në dramën “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit). Do të vazhdonin më pas rreth 130 role në teatër ku me falë përvojës së saj ajo ka ditur të luajë si në drama ashtu edhe në komedi.Formimi i saj artistik i ka dhënë mundësi që ajo të dallohet edhe më tej me trupën e Teatrit të Fierit. Ka luajtur mbi 120 role kryesisht në teatër. Mund të përmendim këtu interpretimet e saj mjeshtërore në rolin e plakës në dramën “Gjëmimi i atij dimri” apo në monodramën “Klithma e një nëne të marrë” e shumë të tjerHajria ka qënë regjizore dhe aktore në disa premiera në Estradën Profesioniste të Sarandës. Populli i Delvinës që e donte dhe ajo i donte, e ka nderuar me bust në qëndër të godinës së teatrit.“Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur”.“Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”.

Filmografia e aktores Hajrie Rondo

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...