29 shtatori është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, e shpallur nga Ministria e Kulturës që prej vitit 2003.
Në qendër të kësaj dite, qëndron përkushtimi dhe sakrifica e të gjithë atyre që kanë kontribuar në formimin dhe studimin e kësaj trashëgimie, e po aq edhe vepra dhe jeta e atyre që janë sakrifikuar drejtpërsëdrejti për të.
Në kuadër të kësaj dite Zyra e Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me bashkinë çeli tek sheshi i qytetit ekspzitën ku nëpër stenda ishin publikuar përmes fotografive gjithë zonat me monumente kulture, që janë zonat ku tërheqin me shumicë turistët.
– Saranda numëron 110 monumente kulture, ndërkohë që 13 monumente të zbuluara presin vlerësimin të quajtura monumente kulture. Monumentet e kulturës janë asete turistike që i tërheqin shumë turistët na tha Genci Kaçi, specialist i monumenteve të kulturës.
