FOTO+EMRA/ Rreth 36 grabitje në zona të ndryshme në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptarëve të arrestuar

Autoritetet kanë publikuar të dhënat nga operacioni i goditjes së bandës së grabitësve në Greqi, ndërsa kanë publikuar foto edhe emra të shqiptarëve të arrestuar.
Mësohet se nga të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç.
Ndërkohë theksohet se në kërkim është Armando Roko 20-vjeç.
Këta persona në bashkëpunim kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.
Ndërkohë deri më tani kanë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në datën 10 dhjetor.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...