- Advertisement -
Lihen të lirë administratori i 15 katëshit në Sarandë, Mondi Reci dhe pronari Aleksandër Reci të arrestuar pas vdekjes së rojes Hasan Imeri. Gjykata ka cilësuar arrestimin të paligjshem dhe nuk ka vendosur as masë sigurie për dy të arrestuarit duke i liruar në sallë të gjyqit.
Ata u arrestuan nga policia pasi paraditen e 31 tetorit, në lagjen nr.2, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi Hasan Imeri 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
/sarandalife.al/