10 fakte qe nuk dini per Foiniken (Finiqin)

- Advertisement -

PERSONALITETE  E STUDIUES PËR FOINIKEN

“FOINIKA është qyteti më i fortifikuar, më i fuqishëm dhe më i pasur ndërmjet qyteteve të Epirit”. POLIBI shek III p.Krishtit.

“FOINIKE është një qytet i Epirit. Atje më përpara bisedoi mbreti me Aeropin, Derdën dhe Filipin, strateg të epiriotëve, pastaj u takua me P. Sempronin”. TIT LIVI shek III p.Krishtit.

“Limani që shërbente për të lidhur Foiniken me Korfuzin quhej Onhezmi. Kjo ishte një pikë tranziti midis Ilirisë dhe Italisë”.  CICERONI shek. I p.Krishtit

“Epirotët e kanë për gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për Atdheun e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre dhe farefisin”. DIODORI shek I pas Krishtit

“Perandori Justinian, rindërtoi qytetet Nikopol, Fotikën dhe të quajturën FOINIKE”. PROKOPI I CEZARISE shek VI pas Krishtit

“Ende këtij qyteti, nga më madhështorët e antikitetit mesdhetar, i është zbuluar vetëm maja e ajzbergut”. DHIMOSTEN BUDINA arkeolog 1994

NGJARJET ME TE SHENUARA PER FOINIKEN  FOINIKA:

– U themelua si qytet në fund të shekullit të V p.Krishtit – Në 233 p.Krishtit u bë kryeqytet i Lidhjes Epiriote

– Në 232 p.Krishtit u krijua Koinoni i Foinikes me qendër Foiniken

– Në 230 p.Krishtit u pushtua nga ushtritë Ilire të mbretëreshës Teuta

– Onhezmin (Saranda e sotme) e kishte portin e saj. – Në 167 p.Krishtit, u pushtua nga ushtritë romake të Pavël Emilit.

– Në shekullin I deri III pas Krishtit, Foinike u zgjerua që nga Akropoli e deri në fushë. – Akropoli i Foinikes është 5.5 herë më i madh se ai i Athinës.

– Në vitin 205 p.Krishtit në Foinikë u nënshkrua Traktati i Paqes midis Romës dhe Filipit të Maqedonisë.

– Në  551 pas Krishtit, shkatërrohet nga Gotët barbarë me në krye Totiloën dhe gjeneralin Delva.

– Jeta urbane vazhdoi deri në mesjetë. Kur ra nën sundimin turk u braktis.

– Foinika sot, është Park Arkeologjik Kombëtar. Një nga “portat”  jugore të  Shqipërisë. Me pasuritë arkeologjike, historike dhe kulturore, që g, nga afër akropolin e kryeqendrës së dikurshme të Epirit. Rrënojat e Akropolit dhe nekropolit të Foinikes, kanë filluar të zbulohen gjatë shekullit të XX.Tani janë intensifikuar edhe mëcaktohet nga tepër.

-1927 Mësuesi i Popullit Xhelal Berberi caktohet për të shoqëruar arkrologun italian Luixhi Ugolinin.

VIZITORE TE RRALLE TE FOINIKES

Tor Hojerdall eksploratori më i dëgjuar botëror Në shtator 1995 ka vizituar Foiniken, i shoqëruar edhe nga prof.dr, Lida Miraj dhe prof.dr. Aleksandër Dhima.

 

Halil Shabani

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...