Plani kombëtar i pastrimit vijon në të gjitha qytetet e vendit. Kryeministri Edi Rama ndau përmes faqes së vet në Fb foto nga aksioni i pastrimit në disa bashki, ndërsa shprehet se nuk do të ndalet deri në dhënien fund të kësaj marrëzie turpëruese për Shqipërinë. “Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. Nuk do të ndalemi deri në dhënien fund të kësaj marrëzie turpëruese për Shqipërinë dhe fëmijët tanë”, shkruan Rama. Kryeministri përmes fotove solli momente nga pastrimi në Sarandë, Memaliaj, Kukës, Tepelenë, Përmet, Mallakastër, Peqin dhe Delvinë. Plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.

