Vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë politikania greke

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare politikania greke, Fofi Gennimata. Mediat greke shkruajnë se ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe pas një beteje të gjatë me kancerin, e cila nuk arriti ta mposhtte dot, ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme.

Ndërsa me vendim të Këshillit të Ministrave, e mërkura është shpallur ditë zie kombëtare në nder të politikanes së ndjerë. Ish-kryeministri grek George Papandreu ka shkruar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fofi Gennimata, përkrah fotos së saj: Ju jeni gjithmonë pranë nesh”. Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fofi Gennimata, ka dërguar edhe kryetari i bashkisë Finiq, Kristaq Kico:

“Bota politike është më e varfër se sot, zonja e hekurt e qendrës së majtë humbi betejën me jetën, pas luftës  me sëmundjen, sëmundje që për vete nuk ishte shkak i keqardhjes, dëshpërimit, terrorizmit apo fatkeqësisë, por një arsye për luftë, një luftë që fatkeqësisht humbi para kohe. Ngushëllimet tona të sinqerta familjes, të afërmve dhe KINALIT të saj.”

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...