Publicisti Miho Gjini me probleme shëndetësore, Papagjoni :” Shërohu sa më shpejt!”

- Advertisement -

Në një status në Fb, studiuesi Josif Papagjoni bën publike se kritiku i artit, shkrimtari dhe publicisti  Miho Gjini ndodhet me probleme shëndetësore në një spital në Athinë.

“Mora vesh se Miho Gjini ka pësuar  hemoragji cerebrale dhe është  i shtruar në spital në Athinë. Ky mik i shtrenjtë i jetës sime, i thjeshtë, optimist sa s’ka më, një hedonist i rrallë dhe aventurier i së bukurës dhe shoqërisë, ky i palodhur për të  blatuar mijëra shkrime kritike për teatrin dhe letërsinë  me 33 libra të botuar; ky mik i artistëve shqiptarë në gjithë hapësirën tonë kombëtare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por edhe i artistëve të diasporës në Greqi, Itali dhe Amerikë, ky njeri që ka vetëm  mirësi në shpirt – është  në luftë me jetën. Por unë e di se ai është  i fortë, optimist si rrallë kush dhe Zotin e ka me vete. Ne do shkonim sërish bashkë  në festivalin teatror të Prishtinës. Shërohu sa më shpejt Miho se shfaqje e libra pa fund na presin, dhe ato duan penën  tënde të  bukur e plot emocion…”, shprehet studiuesi Papagjoni.

Edhe stafi i “Sarandalife” uron shërim të shpejtë  Miho Gjinit, këtij  mjeshtri krijues të artit dhe letërsisë.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...