Vrasja për parkimin në Sarandë/ Prokuroria rrëzon versionin fillestar, Bakiaj u godit me thikë nga 18-vjeçari!

- Advertisement -

Burg pa afat” dha sot gjykata e Sarandës si masë sigurie për 18 vjeçarin Xhoi Tarja dhe vëllanë e tij 24 vjeçar Xhanelo Tarja. “Arrest me burg” kërkoi organi i akuzës me prokurore Alba Dhimën dhe të njëjtit vendim i ka qëndruar edhe gjyqtari Alban Veçani.
Dy vëllezërit Tarja janë ndaluar dy ditë më parë për ngjarjen e ndodhur për shkak të një parkimi ku gjeti vdekjen i goditur me thikë 41 vjeçari Klodian Bakiaj nga Tepelena. Mbi të dy vëllezërit Tarja rëndon akuza “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” sipas neneve 76 e 25 të kodit penal.
Sot në masën e sigurisë të rinjtë me lot në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur. Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18 vjeçari Xhoi Tarja.
Pas goditjeve me grushte që viktima i ka dhënë 18 vjeçarit ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri ku grindja vazhdonte me vëllain tjetër Xhanelo Tarja.
Xhoi me vetëm një goditje me thikë mbi 41 vjeçarin Bakiaj i ka marrë atij jetën, pasi goditja ka rezultuar të jetë fatale.
Ndërsa për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i kodit penal.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...