Rrezikoi të mbytej në Sarandë, 3-vjeçari mbërrin pa frymë në spital, dërgohet me helikopter në Tiranë

- Advertisement -

Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë për pak ka humbur jetën në bregdetin e Sarandës.
Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije.
Sarandalife mëson se është ndërhyrë menjëherë duke vendosur në oksigjen dhe me sondë nazogastrike për të nxjerrë ujin e aspiruar.
I mituri u dërgua për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin publik “Hasan Tahsini” në Sarandë ku familja e tij nga Tirana po kalonte pushimet.
Sipas bluzave të bardha të pediatrisë Sarandë bëhet me dije se “Pranëmbytja” është mbijetesa (edhe e përkohshme) mbi 24 orë nga momenti i mbytjes.
Dëmtimi që vjen si pasojë është asfiksia, mbingarkesa me likide, dëmtimet pulmonare, hipotermia (ulja e temperaturës).

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...