Vodhën viça në Greqi kapen në flagrancë policia Kufitare e Qafë Botës

- Advertisement -

Policia Kufitare e Qafë Botës kap në flagrancë 4 shtetas, që kishin vjedhur në Greqi disa krerë bagëti të trasha, dhe po tentonin t’i kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në Shqipëri.Për rrjedhojë sherbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, në vendin e quajtur “Katajeto”, Bashkia Konispol, kanë bllokuar disa bagëti (viça), që katër shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, po i fusnin nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek, për në Shqipëri. Personat e kapur nga Policia Kufitare janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit Florjan Doda 57 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë; Erjon Bendaj 38 vjeç, banues në fshatin Gjashtë; Xhulio Doda, 23 vjeç, banues në fshatin Shëndelli dhe Mario Doda 50 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...