Kanë ndodhur, pa tregohen… Harresa e ngjarjeve te hidhura nuk eshte gjithmone ngushelluese!

- Advertisement -

27 Shkurt 1969.
Nje dite e ftohte dimri.
Ne fshatin Vromero te Sarandes ende pa mbaruar mesimin,nxenesit e vegjei ndoqen me habi dhe frike
arrestimin e mesuesit te tyre 37 vjecar .
Andrea Caka mesuesi i tyre dashur gezonte respektin dhe dashurine e prinderve te tyre dhe gjithe fshatit….si kudo ne te gjitha fshatrat ku ka punuar me perkushtim dhe ndershmeri jo vetem per arsimimin por per civilizimin dhe ngritjen e nivelit te jeteses….. qe nga Leshnica….ne Theollogo,Dhrovjan Qesarat Aliko Cuke Vane …dhe ne Gjimnazin H.Tahsini…
Ish Sekretari 18 vjecar i Rinise te Marines Luftarake per 4 vjet ne Durres dhe Vlore…antar i PP qe ne moshen 18 vjec
….duhej tani te perballonte akuzat qe do ta rendonin pa ditur as ai perse!
Mbahet i izoluar ne bodrumet e DP Brendeshme Sarande.per 4 muaj dhe me 29 qershor {dite e provimit te fundit te matures tone 1969} paraqitet para Gjyqit te “Popullit” {Ketu mund te qeshet}
Ata qe kishin mundesi te ndiqnin ate seance pane kater deshmimtare {Nje nga Dhrovjani…nje nga Dhivri dhe dy nga Leshnica} …te trembur ,te friksuar qe ngaterronin ne menyre qesharake ngjarjet dhe datat e sajuara …dhe te diktuara.
Prokurori pompoz TH V nga katedra ligjeronte dhe akuzonte me nje zell te papare {pa asnje lloj fakti} ish shokun e vet…
Nuk duhej ndonje aftesi e vecante per kete…Neni i agjitacionit ishte nje arme precize dhe rezultative per te groposur kedo!
Por njerezit e ndershem, me personalitet me dinjitet dhe burreri mbahen mend me respekt dhe admirim….sic ishte Kryetari i Gykates Sabri Rrapi…
Diskretitoi deponimet e genjeshterta ….dhe perfundimisht ai Gjyq i bujshem perfundoi me denimin e mesuesit me 5 vjete heqje lirie sipas legjislacionit te asaj kohe per propagande kunder pushtetit popullor !!!
Ishte epilogu i nje kariere te vrullshme dhe te perkushtueshme me idealet dhe ideologjine e asaj kohe …te cilat mbeten vetem fjale ……..
Dhe pastaj ZHGENJIMI…Ana tjeter e medaljes se “ndritur”………
Denimi u krye ne burgun famekeq te Spacit deri ne diten e fundit.
Quhej “RIEDUKIM” per t u bere perseri i vlefshem per t i sherbyer shoqerise tone socialiste!!!
Por burgu si brenda telave si jashte tyre ishte prezent ne cdo moment te jetes.
Absurditeti me i madh dhe shpikja monstruoze qe mori emrin “lufta e klasave”ishte arma me e perbindeshme per asgjesimin e kujtdo qe mund te conte koken..qe mund te mendonte e te fliste ndryshe nga ajo qe i servirej…..

Denimi qe total….Per familjen ..per prespektiven e jetes se femijeve..te te afermve..
…..Pas kaq viteve dhe meqe pas pak diteve eshte festa e mesuesit mendova t i bej kete dedikim …qofte dhe me kujtime te tilla te hidhura…mesuesit ANDREA CAKA!
Babait tim 89 vjecar sot!!!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...