- Advertisement -
Ngjarja ka ndodhur të enjten por është publikuar sot. Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos. 38-vjeçari vari veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit që në rrethet e policisë greke quhet “Kluva”. Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore. Shqiptari vuante dënim për vepra të ndryshme penale. Kanë nisur hetimet për ngjarjen.
