Mbrëmjen e së premtes, ashtu siç ishte edhe paralajmëruar, në sheshin qëndror të qytetit, Bashkia Delvinë organizoi takimin e përvitshëm me bashkëqytetarë brenda dhe jashtë vendit.

Dekori i ideuar në mënyrë interesante, ishin evidentuar, figura të rëndësishme patriotike, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë, që kanë lënë gjurmë në jetën patriotike, kulturore dhe sportive si. Namik Delvina, Xhelal Berberi, Shaban Hadëri, Hajrie Rondo, Myrteza Leka, Shaban Ramo madje edhe ekipi i futbollit ” Bistrica 1982”.

Në shesh me eksponate ishin ekspozuar punime të ndryshme në artizanat, gatime tradicionale si dhe një ekspozitë me monumente të kulturës të Delvinës, Finiqit dhe Sarandës.


Për të ndjekur veprimtarinë kishin ardhur bashkëqytetarë delvinjotë që janë në emigracion, qytetarë, ish futbollistë të “Bistricës” deputetët Anila Denaj, Niko Kuri si dhe ish deputeti Andrea Marto.



ftuar në këtë veprimtari ishin dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës z.Adrian Gurma, Kryetari i Bashkisë së Konispolit, z. Shuaip Beqiri si dhe Kryetari i Bashkisë së Finiqit z. Kristaq Kiço. Zhvillimin e aktivitetit e ndërprenë kushtet e vështira atmosferike të cilat nuk mundësuan rinisjen e veprimtarisë më vonë.

Veprimtaria u shty për një ditë tjetër.
