Ujëvara e Kokotrafit në Vërvë vendi për turizëm malor

- Advertisement -

Ujvara e Kokotrafit, në Vërvë të Konispolit, një vend magjepsës me bukuri të madhe natyrore për zhvillimin e turizmit malor.
Për të shkuar te ky vend turistik, ka disa rrugë.
Një rrugë është nga fshati Vërvë, ose nga fshati Dishat, dhe rruga tjetër është nga fshati Ninat.
Nga fshati Vërvë, rrugëtimi me këmbë zgjat rreth 40 minuta, kurse nga Ninati shkon për 50 minuta.

Kjo ujvarë ndodhet aty ku bashkohet mali i Shëndëlliut, me faqen e tij perëndimore me lartësi 1080 m mbi nivelin e detit dhe mali i Mëllezit me faqen e tij lindore.
Përroi, që përshkon këto dy male, mbledh ujin e shumtë nga mali i Shëndëlliut, mali i Saraqinit dhe mali i Mëllezit, dhe formon në luginën e Kokotrafit ujvarën e bukur dhe më e madhja në rajonin e Sarandës.
Kur ka prurje të shumta reshjesh, ujvara ka një bukuri mahnitëse!
Ujavara vazhdon rrugëtimin e saj përmes një lugine duke formuar katarakte me bukuri fantastike. Këto katarakte arrijnë lartësinë 8-10 metër dhe bashkë me cepat e shkëmbinjve, që ngrihen mbi to, të quajtura “Cepat e Havit”, formojnë bukuri të rralla gjeografike në shtratin e këtij përroi që shumë momente ndjehesh sikur je mes Alpeve Shqiptare!

 

Lugina është e veshur me pyje dhe bimësi të shumtë. Aty gjen lisin, dushkun, mreten etj, shkurre të shumta si prralli, murrizi si dhe bimësi lianesh e rrushkulli, dhe bimë të tjera të shumta. Në faqet e këtyre maleve të kësaj lugine, rriten bimë mjekësore të shumta, si rigoni, murrizi, trëndafili i egër, thana, salepi, kalçikumi dhe shumë bimë të tjera. Por jo vetëm kaq. Pyjet që mbulojnë dhe lulëzojnë në luginën e Kokotrafit, janë njëherësh edhe strehë e shumë kafshëve të egra, si derri i egër, ujku, dhelpra e shumëllojshmëri shpendësh të egra dhe të zogjve të shumtë. Po të kalosh këndej në pranverë, do dëgjosh këngët e shumta të kësaj mbretërie shpendësh, ku kanë gjetur këtu strehë të sigurtë dhe të pasur me ushqim dhe ujë të përhershëm.

E në këtë mjedis fantastik për nga bukuria natyrore ja vlen të organizohen vizita me grupe turistike, duke kaluar një ditë shumë të veçant, duke shijuar bukuritë që të afron natyra, ajrin e pastër, dhe ushqimet me një drekë në natyrë që i japin jetës shije të veçantë
I shihni. Fotografitë dhe videot vërtetësisht do t’ju ngelen kujtim shumë i bukur e kjo pamje do t’ju nxitë për ta bërë këtë vend, ujvarën e Kokotrafit në Vërvë të Konispolit pjesë të shetitjeve tuaja.

Por cuditërisht duhet thënë edhe fakti se përtej kësaj bukurie, të vrasin syrin dhe shpirtin dëmtimet e shumta që po ndodhin vazhdimisht në këtë luginë. Duhet ta shkelësh me këmbë , që t’i shohësh këto dëmtime të shumta nga dora e njeriut të papërgjegjshë që përditë shtohen. Djegia e sipërfaqes pyjore për t’i hapur rrugë sipërfaqes kullosore, është e patolerueshme. Por këtu ka dhe shume prerje drurësh për lëndë drusore.
Përgjegjësi për këto dëmtime duhet të mbajnë organet ligjëzbatuese të pushtetit vendor!
Për dëmtimet që po i bëhen kësaj bukurie natyrore, të gjithë po mbyllim syte, dhe organet përgjegjëse as që e kanë fare merak se çfar po ndodh te ky vend me bukuri natyrore fantastike.

A nuk duhet që sa më shpejt bashkia të bëhet zot i kësaj bukurie natyrore, për të parandaluar dëmtimet, sa nuk është vonë.
Dhe jo vetëm kaq a nuk duhet që edhe Ujvara e Kokotrafit të marrë një status të veçantë, atë Monument Natyre ku si i tillë të mbrohet me ligj. Ndoshta për këtë
Bashkia e Konispolit duhet t’i bëjë kërkesë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që kjo luginë dhe Ujëvara e Kokotrafit të renditen në listën e Munomenteve Natyrore në vend.
Operatori Aranit Balani ka sjellë për Sarandalife foto dhe video nga Ujëvara e Kokotrafit.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...