U prezantuan kandidatët e primareve në Sarandë: Ardit Cikuli, Armando Magllara, Ilir Nikolla dhe Spiro Vaso

- Advertisement -

Katër kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë e Sarandës u prezantuan zyrtarisht përpara anëtarësisë demokrate të mbledhur mbasditen e së mërkurës në mjediset e Hotel “Mediterrane”.Të katër kandidatët, Ardit Cikuli, Armando Magllara, Ilir Nikolla dhe Spiro Vaso do të përballen në 4 dhjetor me votën e anëtarësisë, ku më pas një prej tyre do të përzgjidhet si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Sarandës.Gjatë prezantimit secili prej kandidatëve theksin e vuri tek pakënaqësia e rritur në qytet, për shkak të premtimeve të pambajtura nga qeverisja socialiste e pushtetit lokal, por dhe atij qëndror. U fol shumë për mungesën e ujit 24 orë, për shetitoren e re në qytet që lekë janë hedhur dhe ajo është me probleme qoftë edhe me një shi të dobët, ku faji për të është nga punimet e bëra nga firma FSHZH.Kandidatët thanë edhe për punësimet që bëhen partiake, jo me meritokraci. 
Në prezantimin e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për primaret e Bashkisë Sarandë ishin të pranishëm dhe drejtuesi politik i këtij qarku, Bujar Leskaj dhe deputetja Ina Zhupa.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...