Italia është tronditur nga vrasja e nigerianit Alika Ogorcukwu, 39 vjeç, në qytetin Civitanova Marche në Italinë qendrore. Viktima, i cili ishte një shitës ambulant, u rrah me grushta dhe më pas u mbyt me duar nga italiani Filipos Ferlatsos, 32 vjeç.
Në fillim, vrasësi pretendoi se burri nigerian (i paaftë pas një aksidenti automobilistik) ngacmoi të fejuarën e tij. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, u zbulua se kjo nuk ndodhi dhe se Ogorkoukvu kishte lypur disa para nga Ferlatso.
Bëri bujë fakti që ndërkohë që shumë banorë të Civitanovës filmonin skenën me celularët e tyre, askush nuk ndërhyri për të ndalur dhunën vrasëse të 32-vjeçarit.
Të gjitha forcat politike në Itali e dënuan pa asnjë hezitim këtë vrasje barbare.
Rreth njëqind nigerianë që jetojnë në zonë u mblodhën pasdite në vendin e vrasjes dhe shprehën hidhërimin dhe indinjatën e tyre që asnjë dëshmitar okular nuk u përpoq të ndihmonte bashkatdhetarin e tyre fatkeq.
Tmerr në Itali: Mbyti një nigerian që lypte para dhe kalimtarët i bënë video!
- Advertisement -
