Tepelena nderon Sadik Muhamuçin me titullin e lartë “Qytetar Nderi” (Video)

- Advertisement -

Këshilli Bashkiak i Tepelenës nderoi me titullin e lartë”Qytetar Nderi” Sadik Muhamuçin, për kontributin e tij si në LANÇL, ashtu dhe në ndërtimin dhe zhvillimin e qytetit për rreth 30 vjet . Familjarëve këtë vlerësim ja u dorëzoi Kryetari i Bashkisë së Tepelenës z. Tërmet Peçi. Miq, shok dhe dashamirës të Sadikut folën për rolin dhe kontributin e tij në rrethin e Tepelenës në periudhën 1958 deri më 1986.

Sadik Bektash Muhamuçi lindi më 3 Mars të vitit 1928 në Turqi.

Në vitin 1934 vjen në Shqiperi dhe jeton me gjyshërit nga nëna në fshatin Borsh të Sarandës, ku vazhdon dhe shkollën fillore.

Më 18 Mars të vitit 1944 del partizan në Brigadën e XIV -S deri në ditën e çlirimit të atdheut.

Mbas çlirimit fillon punë si Sekretar në Komitetin e Rinisë në rrethin e Shkodrës dhe njëkohësisht vazhdon të ndjekë dhe shkollën pa shkëputje nga puna.

Në mars të vitit 1949 transferohet në rrethin e Sarandës me detyrë Sekretar i Lokalitetit Lukovë. Pas tre muajve e kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë dhe vazhdon shkollën për gjyqtar duke e mbaruar me mesatare të lartë.
Pas përfundimit të studimeve emërohet gjyqtar në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit.

Në vitin 1950 – 1953 fillon punë si gjyqtar ne Gjykatën e Qarkut të Gjirokastres.

Në Shkurt të vitit 1958 emërohet me punë në Tepelenë ku ka mbajtur një sëë detyrash të rëndësishme në institucionet shtetërore deri në vitin 1985 kur transferohet me punë në Sarandë.Te Ka qënë i zgjedhur Anëtar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të L A N CL të Popullit Shqiptar për mbi 15 vjet dhe njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit të Veteranëve në Rrethin e Sarandës.
Për punën e pa lodhur që ka bërë gjatë gjithë periudhës që ka punuar deri sa doli në pension është dekoruar me 10 medalje të ndryshme .
Kryesia e Komitetit Kombetar të Veteranëve të L A N CL duke vlerësuar punën e tij si veteran i ka akorduar titullin e lartë
“ KRYETAR NDERI I ORGANIZATËS SË VETERANËVE TË L A N CL “ të popullit Shqiptar.

 

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...