Sporti nuk njeh moshë. Nderohet atleti Alush Çukari(Video)

- Advertisement -

Nga Ura e Gajdarit drejt Sarandës në një finish gare para Bashkisë ishte demonstrimi i atletit sarandiot i vrapimeve të gjata, 55 vjeçarit Alush Çukari. Në mjediset e jashtëme atleti u prit nga nga nxënës shkollash, sportistë sarandiotë, trajnerë dhe komuniteti, të cilët u bënë pjesë e ceremonisë të organizuar Bashkia Sarandë për të nderuar atletin sarandiot Alush Çukari, i cili merr pjesë në mënyrë të përvitshme në ecjet më këmbë në distanca të gjata (Sarandë-Tiranë e kthim etj.). Shërbime të qarkullimit rrugor e shoqëruan vrapimin e tij nga Ura e Gajdarit deri para Bashkisë.Fuat Karalliu, shef i Klubit Shumësportesh, Sarandë bëri një ekspoze të atletit Alush ÇukariKryebashkiaku Adrian Gurma e vlerësoi atletin Alush Çukari me “ Mirënjohja e Qytetit”E kam nisur herët vrapimin. Sot jam 55 vjeç dhe vrapoj por edhe do vazhdoj të vrapoj, pasi e ndjej veten në formë. Sivjet në 8 seanca me një mesatare ditore rreth 35 km në ditë përshkova distancën Sarandë – Tiranë. Së shpejti do të nis distancën Sarandë – Vlorë, tha mes të tjerave në intervistën realizuar me të atleti Alush Çukari.

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...