Sot protesta kundër Bashës e thirrur nga Berisha

- Advertisement -

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot mbajtjen e një proteste para selisë së Partisë Demokratike kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Protesta është parashikuar që të nisë sot në orën 12:00.
Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të mblidhen para selisë blu me premtimin se do të futen brenda për të zbatuar sipas tyre vendimin e delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe më pas të referendumit të 18 dhjetorit ku u votua shkarkimi i Bashës. Dje në një deklaratë për mediat Berisha u shpreh i bindur se dyertë e PD-së do të jenë të hapura padyshim. Aktualisht në selinë e PD-së po bëhen punime për krijimin e disa ambienteve të reja, veprime që nga Grupi i Rithemelimit të PD-së janë marrë si “bunkerizim” i selisë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...